Avioni me defekt ulet në mes të autostradës në Kanada

Autoritetet thanë se pilotin e ndihmoi fakti që ishin masat ndaj koronavirusit, që autostrada nuk kishte shumë makina.

Dhjetra shoferë në Quebec të Kanadasë, u është dukur si skenat e një filmi ulja e një avioni në mes të autostradës. Avioni ”Piper Cherokee” u filmua duke fluturuar poshtë rrugës, e cila ishte e mbushur me makina

Avioni ishte vetëm disa kilometra larg aeroportit, por defekti bëri që ai të ulej me shpejtësi në autostradë, transmeton Mapo. Piloti tregoi aftësi të veçanta dhe qendra e kontrolleve tha se ai gjeti momentin kur një pjesë e autostradës ishte bosh.

Autoritetet thanë se pilotin e ndihmoi fakti që ishin masat ndaj koronavirusit, që autostrada nuk kishte shumë makina.