Turqia dërgon të tjera ndihma me ‘Lasgushin’, Rama publikon pamjet

Lasgushi i ngarkuar me “armë” për mbrojtjen e jetës, Rama publikon videon e radhës së ndihmave nga Turqia (VIDEO)

Teksa në Shqipëri janë shënuar 8 viktima dhe 186 të infektuar nga koronavirusi, vijon ende lufta e fortë kundër tij.  Nga Stambolli vijojnë të ngarkohen ndihma për vendin tonë.

Ka qenë kryeministri i vendit Edi Rama i cili ka publikuar një video të avionit “Lasgushi” që duket i ngarkuar plotë me “armë” për mbrojtjen ndaj CoVid-19.

“Lasgushi, hamalli fantastik i kësaj lufte, vazhdon sjell armë për mbrojtjen e jetës” shkruan Rama.

Kujtojmë se dy ditë më parë pikërisht “Lasgushi” solli nga Stambolli një tjetër ngarkesë me pajisje dhe medikamente mjekësore për të luftuar CoVid-19.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/520063005324387/