Boris Johnson izolon tërësisht Britaninë për shkak të Covid-19

Dyqanet, palestrat dhe institucionet fetare do të mbyllen, dhe ngjarjet shoqërore, përfshirë dasmat, por jo funeralet, do të shtyhen.

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson vendosi të gjithë vendin në izolim këtë të hënë si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19.

Policia do të patrullojë në rrugë dhe do të gjobisë e do të gjithë ata persona e drejtues mjetesh që thyejnë këto masa, tha Johnson në një deklaratë të jashtëzakonshme televizive të hënën në mbrëmje, duke ngritur në mënyrë dramatike përgjigjen e vendit ndaj pandemisë në rritje të koronavirusit, transmeton OraNews.

Dyqanet, palestrat dhe institucionet fetare do të mbyllen, dhe ngjarjet shoqërore, përfshirë dasmat, por jo funeralet, do të shtyhen.