Edi Rama: Po hyn në funksion rrjeti i shërbimit social për…

Kryeministri Rama me anë të një video të postuar në rrjetet sociale shkruan se situata që është shkaktuar për shkak të koronavirusit do të hyjnë në funksion rrjeti i shërbimit social për ata që janë më në nevojë.

Kryeministri Rama me anë të një video të postuar në rrjetet sociale shkruan se situata që është shkaktuar për shkak të koronavirusit do të hyjnë në funksion rrjeti i shërbimit social për ata që janë më në nevojë.

Në videon e postuar nga kreu i qeverisë shihet ministrja e Shëndetësisë teksa komunikon me një prej stafeve të shërbimit social në një nga qendrat.

Ndërkohë, sipas Ramës në qendrat sociale për dy javë janë ngujuar 123 kujdestarë, kuzhinierë, infermierë e staf mbështetës

“Rrjeti i shërbimit social për ata që janë më në nevojë dhe për të ndihmuar me kryerjen e shërbimeve jashtë shtëpie pensionistët kryefamiljarë, të cilët s’i kanë fëmijët në të njëjtin qytet, po hyn në funksion pjesë-pjesë. Ndërkohë: Për dy javë 123 kujdestarë, kuzhinierë, infermierë e staf mbështetës janë vetëizoluar në qendrat e kujdesit social, pa shkuar fare në shtëpitë e tyre, për t’iu shërbyer me kujdes maksimal atyre që kanë më shumë nevojë në këtë moment të vështirë.
Punonjësit e qendrave sociale po bëjnë një sakrificë fantastike në këto momente, duke i shërbyer të moshuarve të vetmuar, fëmijëve me aftësi ndryshe në qendrat rezidenciale, fëmijëve pa kujdes prindëror dhe shmangur cdo kontakt me jashtë, deri edhe kontaktin me njerëzit e tyre të afërt, me familjet e tyre.
Kjo është Shqipëria e njerëzve që punojnë për njerëzit dhe që ndryshe nga mua, nuk i shihni në televizor a në mediat sociale. Respekt!” shkruan Rama.