368 viktima në një ditë nga koronavirusi në Itali

Numri total i të infektuarve është rritur në mbi 27 mijë, duke treguar dhe njëherë se izolimi i plotë i Italisë nuk po jep efekt.

Italia është vatra kryesore e përhapjes së koronavirusit në Europë. Dhe e diela ishte dita më tragjike e këtij shteti në përballjen me këtë pandemi të rrezikshme.

Sipas bilancit të fundit, të bërë publik nga autoritetet e shëndetësisë, 369 persona humbën jetën vetëm në 24 orët e fundit duke çuar numrin total të viktimave në mbi 1800.

Numri total i të infektuarve është rritur në mbi 27 mijë, duke treguar dhe njëherë se izolimi i plotë i Italisë nuk po jep efekt, shkruan A2News. Numri i personave të shëruar raportohet të jetë mbi 2 mijë në total.

Lombardia mbetet krahina më e prekur, me 252 të vdekur në një ditë, për një total prej 128 viktimash nga koronavirusi deri tani.