Koronavirusi/ 19 të prekur në Serbi, 45 në Arabinë Saudite

Gjithsej 19 raste të konfirmuara COVID-19 janë regjistruar në Republikën e Serbisë dhe 45 të tjera në Arabinë Saudite deri në orën tetë të 12 marsit të vitit 2020...

Nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Serbisë sot bënë të ditur janë konfirmuar gjithsej 19 raste të infeksionit me koronavirus, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Gjithsej 19 raste të konfirmuara COVID-19 janë regjistruar në Republikën e Serbisë deri në orën tetë të 12 marsit të vitit 2020. Gjithsej 160 persona që plotësuan kriteret e përcaktimit të rasteve u testuan në laboratorin kombëtar të referencave të Institutit Torlak. Deri në orën 8 të mëngjesit, më 12 mars, u testuan mostrat e nëntë personave, njëri prej të cilëve ishte pozitiv ndaj koronavirusit të ri”, tha Ministria e Shëndetësisë e Serbisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për shkak të përhapjes së koronairusit dje shpalli pandemi globale. Nga COVID-19 në botë kanë vdekur më shumë se 4.600 persona, ndërsa janë konfirmuar 125.000 raste të infektimit me koronavirus në më shumë se 110 vende, theksuan nga OBSH.

Arabi Saudite, arrin në 45 numri i të prekurve nga koronavirusi

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Arabinë Saudite është rritur në 45, duke shkaktuar më shumë masa për të kufizuar shpërthimin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria saudite e Shëndetësisë tha se numri ishte konfirmuar pas 4.000 testimeve.

Sauditëve iu kërkua të mos shtrëngojnë duart dhe të shmangin mbajtjen e ngjarjeve me mbi 50 persona të tubuar.

Herët në mëngjes, vendi po ashtu pezulloi fluturimet për në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian (BE) si dhe për në Zvicër, Indi, Pakistan, Sri Lanka, Filipine, Sudan, Etiopi, Sudan të Jugut, Eritrea, Kenia, Xhibuti dhe Somali.

Vendimi zgjeroi numrin e vendeve të ndaluara në 53.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila shpalli shpërthimin një pandemi globale, numri global i të vdekurve nga koronavirusi, i njohur zyrtarisht si Covid-19, ka kaluar shifrën 4.600 me mbi 125 mijë raste të konfirmuara.

Virusi për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 118 vende të botës.