SHBA supozon se Kina ka ndihmuar Korenë e Veriut të pastrojë 100 milionë dollarë kriptomonedha

Autoritetet Amerikane akuzojnë Tian Yinyin dhe Li Jiadong për pastrim parash dhe operimin e një biznesi të palicencuar të transferimit të parave.

Dy qytetarë Kinezë kanë ndihmuar Korenë e Veriut të pastrojë kriptomonedha të vjedhura në vlerën e 100 milionë dollarëve nga hakerët shtetërore sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Ata kanë ndihmuar hakerët Koreano-Veriorë të konvertojnë monedhat përgjatë periudhës Dhjetor 2017 deri në Prill 2019 deri në atë pikë sa të këmbejnë bitcoin për karta dhuratë në Apple iTunes.

Autoritetet Amerikane akuzojnë Tian Yinyin dhe Li Jiadong për pastrim parash dhe operimin e një biznesi të palicencuar të transferimit të parave.

Peniani mësohet të ketë vjedhur 250 milionë dollarë kriptomonedha nga një bursë ndërsa paratë janë pastruar përmes disa transaksioneve të automatizuara në kriptomonedha.

Një pjesë të parave Koreja e Veriut i ka përdorur për të financuar infrastrukturën e përdorur në fushatat e hakimit ndërsa Kombet e Bashkuara besojnë se kanë shkuar për programin e saj nuklearë.

Zyrtarët Amerikanë prej kohësh besojnë se aktorë Kinezë kanë ndihmuar Penianin në fushatat e hakimit. Por ky është rasti i parë që ku qeveria Amerikan akuzon specifikisht qytetarë Kinezë për ndihmën e dhënë Koresë së Veriut. /PCWorld Albanian