Është rritur në 109 numri i ushtarëve amerikanë që janë diagnostikuar me dëmtime traumatike të trurit pas sulmit që Irani kreu në bazën Al-Asad në Irak ku ishin të vendosur ushtarët amerikanë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve (Pentagon) në një deklaratë njoftoi se 109 ushtarë të diagnostikuar me dëmtim të trurit janë vendosur nën trajtim.
Në fund të muajit janar numri i ushtarëve me traumë të trurit ishte njoftuar të ishte 64.
Pasi SHBA-ja më 3 janar nëpërmjet një sulmi ajror në aeroportin e Bagdadit vrau kreun e forcës elitare ‘Quds’ të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), Qasem Soleimani, Irani më 8 janar ndërmori sulme me raketa ndaj bazave të Al-Asad dhe asaj në Erbil ku ishin të vendosura forcat amerikane.