SHBA, rezultatet e fushatës në Iowa ende nuk janë publikuar plotësisht

Në zgjedhjet brendapartiake në taborin e republikanëve, fitore bindëse në Iowa shënoi Donald Trump me 97,1 për qind të votave

Rezultatet e fushatës parazgjedhore për kandidatit demokrat për zgjedhjet presidenciale në SHBA të mbajtura në Iowa, pas tre ditësh nuk janë publikuar plotësisht, raporton Anadolu Agency (AA).

Këto janë zgjedhjet e para parazgjedhore që do të mbahen më 3 nëntor, megjithatë, përkundër faktit që kanë kaluar tre ditë nga mbajtja e zgjedhjeve, rezultatet ende nuk janë publikuar.

Demokratët, për shkak të problemeve teknike në sistem, kanë arritur të publikojnë 97 për qind të rezultateve.

Në zgjedhjet brendapartiake në taborin e republikanëve, fitore bindëse në Iowa shënoi Donald Trump me 97,1 për qind të votave.

Gara zgjedhore brendapartiake në radhët e demokratëve është shumë e paqartë, ndërkaq polemikë ka shkaktuar gabimi teknik për shkak të të cilit është vonuar shumë publikimi i rezultateve në Iowa.

Sipas rezultateve të fundit të shpallura, në garën brendapartiake udhëheq Pete Buttigieg me 26,2 për qind të votave dhe Bernie Sanders me 26,1 për qind.

Elizabeth Warren ka marrë 18,2 për qind të votave kurse Joe Biden 15,8 për qind.