“SHBA përcjell ngushëllimet e saj të përzemërta për popullin e Turqisë, i cili sot vajton dy tragjedi: ortekët në Van dhe aksidentin e avionit në Stamboll”, shkroi Departamenti i Shtetit në Twitter.
Së paku 33 punonjës të emergjencës humbën jetën pasi një ortek i madh i goditi një rrugë malore në provincën Van në lindje të Turqisë. Ata po punonin për të shpëtuar dy persona të zhdukur, të cilët u bllokuan nga një ortek të martën në mbrëmje që shkaktoi vdekjen e pesë personave.
Nga ana tjetër, një avion i një kompanie private ajrore rrëshqiti jashtë pistës në aeroportin “Sabiha Gokcen” të Stambollit, ku tre persona humbën jetën dhe më shumë se 190 të tjerë u plagosën.
“Mendimet tona janë me familjet e viktimave, ndërsa të gjithë të dëmtuarve u dëshirojmë shërim të shpejtë”, tha Departamenti.