Ndërron jetë në një aksident ajror legjenda e basketbollit Kobe Bryant dhe e bija

Bryant ka fituar me Los Angeles Lakers 5 tituj NBA, dhe pikërisht dje Le Bron James e kishte kaluar në renditjen e pikëshënuesve më të mirë, ku mbante vendin e tretë.

Legjenda e basketbollit Kobe Bryant ka ndërruar jetë. Lajmi i hidhur ka ardhur për gjithë botën e sportit.

Sipas burimeve të para, aksidenti ka ndodhur në një aksident ajror me helikopter.

Ylli i NBA u shua rreth orës 19 të sotme si pasojë e një aksidenti që  ka përfshirë helikopterin me të cilin udhëtonte bashkë me disa persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në Calabasas të Kalifornisë, ndërkohë që shkaqet ende nuk bëhen të ditur, raporton A2Cnn.

Tragjedia merr dimensione edhe më dramatike kur mësohet se me shumë mundësi ndër katër pasagjerët e tjerë ndodhej edhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna Maria, që premtonte të shndërrohej në një basketbolliste shumë e talentuar. Ndoshta Bryant dhe e bija po i drejtoheshin pikërisht vendit ku stërvitesh adoleshentja.

Bryant ka fituar me Los Angeles Lakers 5 tituj NBA, dhe pikërisht dje Le Bron James e kishte kaluar në renditjen e pikëshënuesve më të mirë, ku mbante vendin e tretë.