Erdoğan dhe Johnson diskutojnë për Libinë dhe Sirinë

Erdoğan dhe Johnson në bisedën telefonike trajtuan çështjet rajonale, përfshirë Libinë dhe Sirinë si dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Zyra e Komunikimeve të Presidencës Turke thuhet se Erdoğan dhe Johnson në bisedën telefonike trajtuan çështjet rajonale, përfshirë Libinë dhe Sirinë si dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.