Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në Samitin e Ministrave të Çështjeve Sociale të Organizatës së Bashkëpunimit Islam që u organizua në Stamboll.
Gjatë fjalës së tij Erdogan tha se vendet islamike, të cilat janë tërhequr brenda vetes për arsye të ndryshme, kanë humbur mundësitë dhe energjinë e tyre dhe se Turqia ka mbetur e vetmuar në çështjen e Jerusalemit dhe Palestinës, ndërsa shtoi se vrazhdësia e Izraelit po inkurajohet nga vendet perëndimore dhe disa vende arabe, raporton TRT.
Erdogan theksoi se botëkuptimi imperialist i përçarjes, copëtimit dhe gëlltitjes së vendeve islamike po vazhdon, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Sa më mirë të mbrojmë fëmijët, gratë, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara nga kërcënimet perëndimore, aq më shumë e mbrojmë strukturën e familjes sonë. Ne duhet të jemi vigjilentë kundër erozionit të shkaktuar nga përdorimi i gjerë i përmbajtjes perëndimore të mjeteve të komunikimit. Ndërsa mbrojmë kufijtë tanë, duhet të mbushim shpejt të gjitha boshllëqet dhe çarjet që do të çojnë në dorëzimin e mendjeve tona”.
Duke vënë në dukje se askush nuk do të ketë guxim të marrë përsipër barrën e 9 milionë refugjatëve në rajon së bashku me ata në Turqi, Erdogan tha se edhe vendet tjera herët ose vonë do të mbështesin projektet e Turqisë për vendbanime.
Në fjalën e tij, Erdogan reagoi ndaj Presidentit francez Emmanuel Macron, i cili përpiqet të sjellë krah për krah islamin dhe terrorin dhe kujtoi se fjala islam ka kuptimin e paqes.
Kreu i shtetit turk preku edhe në protestat në Francë, ndërsa tha se “Jelekët e verdhë u shfaqën në Paris, le ta zgjedhin, le t’i ndalojnë protestat e tyre. Pse nuk po i ndalni?”