Pasgoditjet e tërmetit të 26 nëntorit, vazhdojnë të bien në detin Adriatik e dhe pse jo me një intensitet të lartë.
Një tjetër termet është regjistruar pak minuta më parë në vendin tonë, rreth orës 00:23
Tërmeti më i fundit që ka goditur në brigjet e Adriatikut, 54 kilometra larg Tiranës, dhe 32 kilometra larg Lezhës.
Një tjetër termet është regjistruar gjatë natës së mbrëmshme rreth orës 04.28 minuta.
Sipas EMSC, tërmeti ishte me magnitudë 3,4, me epiqendër 32 km në veri-perëndim të Tiranës dhe 4 km në perëndim të Tiranës.
Vatra e tërmetit ka qenë me thellësi 28 km, ndërsa lëkundjet që zgjatën 3-4 sekonda janë ndjerë edhe në Durrës e Tiranë.
Sipas sizmologëve, kjo është diçka normale, pasi pasgoditjet do të vazhdojnë edhe për disa ditë ose javë.
E rëndësishme është që asnjë nga pasgoditjet nuk do të jetë më e fortë se tërmeti i 26 nëntorit dhe se aktiviteti sizmik do të shkojë drejt shuarjes.