Shqipëria zgjohet nën lëkundjet e tërmetit

Tjetër tërmet në Shqipëri, vijojnë pasgoditjet...

Një tjetër termet është regjistruar pak minuta më parë në vendin tonë, rreth orës 08:47 minuta.

Sipas EMSC, tèrmeti ishte me magnitudë 3,1, me epiqendër 38 km në perendim të Tiranës dhe 19 km në veri-perëndim të Shijakut.

Vatra e tërmetit ka qenë me thellësi 15 km, ndërsa lëkundjet që zgjatën 3-4 sekonda janë ndjerë edhe në Durrës e Tiranë.

Sipas sizmologëve, kjo është diçka normale, pasi pasgoditjet do të vazhdojnë edhe për disa ditë ose javë.

E rëndësishme është që janë nga pasgoditjet nuk do të jetë më e fortë se tërmeti i 26 nëntorit dhe se aktiviteti sizmik do të shkojë drejt shuarjes.