Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka bërë të ditur se pas tërmetit në Shqipëri ka biseduar dy herë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Pas lajmit të tërmetit, dje bisedova dy herë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”, Erdogan.
“Natyrisht qytetet ishin rrënuar seriozisht. Këtu neve na takon diçka, duhet të organizojmë një mbledhje të donatorëve, sepse në lidhje me ndërtesat e rrënuara mendoj se duhet të jemi pranë Shqipërisë… Besoj se është shumë e dobishme që të hedhim këtë hap. Kjo është një detyrë vëllazërie”, theksoi presidenti turk.
“Ne me shpejtësi dërguam avionët tanë cargo, Gjysmëhënën e Kuqe Turke dhe AFAD në Shqipëri. Një pas një këto autokolona tona janë duke shkuar në rajon. Besoj se edhe maunet me ndihma humanitare do të mbërrijnë gjatë ditës. E kuptojmë shumë mirë Shqipërinë si një vend i cili më parë shumë herë ka qenë e prekur nga tërmete të mëdha. Të gjithë duhet të qëndrojmë pranë Shqipërisë qoftë në ofrimin e trajtimit mjekësor ndaj të plagosurve qoftë të atyre që shtëpitë u janë shkatërruar ose dëmtuar. Jemi në stinën e dimrit. Duhet të parashikojmë se në çfarë gjendje mund të jenë vëllezërit tanë atje në këtë stinë të ftohtë”, theksoi ai.
“Së shpejti do nisim punën me ekipin tonë për të ndërtuar 500 banesa për njerezit e prekur nga tërmeti”, përfundoi Erdogan.