Arrestohen dy policë dhe një zjarrfikës, morën ndihmat e dhuruara për banorët e prekur nga tërmeti

Dy policë dhe një zjarrfikës janë arrestuar pasi morën ndihmat e dhuruara për banorët e prekur nga tërmeti.

Arrestimi i tyre u krye nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pas publikimit të videos në media, ku dukeshin policët dhe zjarrfikësit duke përvetësuar këto ndihma.