Ka shkuar në 45 numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit që preku vendin ditën e martë në orën 03:55 të mëngjesit.
Tre trupa të pajetë janë gjetur në zonën e ish-kënetës, njofton ministria e mbrojtjes.
Tërmet i ditës së martë ishte me magnitudë 6.4 ballë dhe është pasur nga qindra tërmete të tjera në dy ditë.
Më herët, Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se specialistët francezë të emergjencës civile dhe efektive të komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura vijojnë operacionin e kërkim shpëtimit në Durrës, në zonën e njohur si dy gjelat.
Në këtë vend, sipas informacioneve paraprake po kërkohet edhe për trupin e një gruaje.