E rëndë në Tiranë, vajza 15 muajshe bie nga shkallët në momentin e tërmetit

Tërmeti i pasdites ka shkaktuar pasoja në kryeqytet ku raportohet për disa të lënduar.

Një vajzë e vogël ka mbërritur pak minuta më parë në Spitalin e Traumës ku dyshohet se ka pasur dëmtime si pasojë e tërmetit që ka tronditur kryeqytetin pasditen e sotme.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja ndërsa raportohet nga burme në Spitalin e Traumës së vajza është vetëm 15 muajshe.

Paraprakisht familjarët janë shprehur se vogëëlushja ka rënë nga shkallët dhe shkak mendohet se është paniku që ka shkaktuar lëkundja e fuqishme që është ndjerë në Tiranë. /Albeu