Arrestohet basketbollisti i Tiranës, Bruno Deliu

Dhunoi arbitrin në ndeshjen me Teutën

Policia e Durrësit arrestoi mëngjesin e sotëm basketbollistin e klubit Tirana, Bruno Daliu. Një ditë më parë ai ushtroi dhunë ndaj gjyqtarit të takimit në sfidën përballë Teutës.

Arbitri Jurgen Muho është goditur disa herë në fytyrë dhe kokë nga basketbollisti. 26-vjeçari nuk ka qenë dakord me mënyrën e arbitrimit, ç’ka solli dhunën.

Pas disa minutash, gjyqtari është detyruar të largohet nga takimi për të marrë ndihmën mjekësore.

Në përfundimi te takimit, vendasit e Teutës fituan 98 me 86.