Sot Dita Ndërkombëtare e Studentëve; denoncimi: Policia merr në pyetje aktivistët për protestën e 4 dhjetorit

Sot më 17 nëntor shënohet një datë të rëndësishme për studentët, Dita Ndërkombëtare të Studentit.

Sot më 17 nëntor shënohet një datë të rëndësishme për studentët, Dita Ndërkombëtare të Studentit.

Kjo datë përkujton 17 nëntorin e vitit 1939, datë kjo kur forcat naziste ndërhynë në Universitetin e Pragës, pas demonstratave studentore kundër pushtimit të Çekosllovakisë dhe ekzekutuan pa gjyq të nëntë udhëheqësit e demonstratave studentore.

Gjithashtu, mbi 1.200 studentë u dërguan në kampet e përqëndrimit, u mbyllën të gjitha universitetet dhe i shndërruan në kazerma ushtarake. Për shkak të kësaj ngjarje të pashembullt, 17 nëntori është shpallur Dita Ndërkombëtare e Studentëve,shkruan Top Channel.

Ndërkohë, ditën e djeshme Lëvizja për Universitetin ka denoncuar disa veprime, sipas saj, të ashpra të Policisë së Tiranës kundër aktivistëve që po përgatiten për protestën studentore e paralajmëruar për në 4 dhjetor.

Kjo organizatë ka publikuar në rrjetet sociale një video që tregon momentin e përplasjes së policisë me aktivistët dhe shoqërimin e dy prej tyre për t’u marrë në pyetje. Ata pretendojnë edhe për presion nga administratorët e konvikteve.

Reagimi i Lëvizjes për Universitetin

QEVERIA NË PANIK

Sot policia e qeverisë ka marrë në pyetje dy aktivistë të Lëvizjes Për Universitetit të angazhuar në aksionin ndërgjegjësues në Qytetin Studenti. Arsyeja e marrjes së tyre në pyetje nuk ishte ndonjë shkelje e mundshme e ligjit, por kërkimi me ngulmim i informacioneve për planet dhe mënyrën e organizimit të Lëvizjes Për Universitetin në prag të protestës së 4 dhjetorit. Në presionin ndaj studentëve janë përfshirë edhe administratorët e konvikteve, të cilët i kanë kërcënuar aktivistët tanë me përjashtim nga konvikti nëse vazhdojnë rezistencën.

Policinë e qeverisë e këshillojmë të ndjekë veprimtaritë e faqes së Lëvizjes për të kuptuar çdo gjë që mund t’iu interesojë për mënyrën se si do të zhvillohet protesta e 4 dhjetorit. Kurse për administratorët e Qytetit Studenti po shohim mundësinë e ngritjes së një padie për kanosje dhe shpërdorim detyre.

Ne nuk ndalemi! Frika e tyre na frymëzon!