Fadil Maloku: Edi Rama në Kosovë duhet të shpallet person non-grata!

Sociologu dhe analisti politik, Fadil Maloku, nëpërmjet një postimi ka kërkuar që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të shpallet person nën grata në Kosovë, për shkak të angazhimeve të tij për një minishengen ballkanik, transmeton Kosova Post.

Maloku, e quan minisheng me sllavët, me serbët që ende në preambulë kanë Kosovën si pjesë të saj, dhe sllavomaqedonët që kanë 35% shqiptarë.

Postimi i plotë:

EDI RAMA, në Kosovë definitivisht duhet të shpallet PERSON NON GRATA! Edi Rama, para se ta përkrah MINISHENGENIN me Sllavët (Serbinë që në Preambullë të Kushtetutës së saj, ende i figuron Kosova si pjesë përbërëse,dhe Maqedoninë, që nē “barkun” e vetē sociopoliik e demografik, i ka mbi 35% shqiptar etnik?!) do të duhej më parë t’a përkrahte bile qoftë edhe formalisht, MINISHENGENIN SHQIPTAR! Por, Ai, e bē të kundërtën! Shihet ashiqare, që ky njeri, i rrethuar me këshilltarët e tij… më pro serb, djallëzisht po punon për një mini Jugosllavi Ballkanike!?