Siri – Një sulm i terroristëve të PKK/YPG-së u merr jetën 8 civilëve në Tell-Abyad

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë bëri të ditur të dielën se 8 civilë humbën jetën në një sulm me autobombë që terroristët e PKK/YPG-së ndërmorën në fshatin Alik Atik, në jug të qytetit Tell-Abyad të Sirisë.

Me qëllim eliminimin e mbetjeve të organizatës terroriste DAESH në rajon Forcat e Koalicionit Ndërkombëtar kanë realizuar në malin Karaçok 14 sulme ajrore, thuhet në një komunikatë të shkruar të Rrjetit të Medias së Sigurisë, e varur nga Ministria e Mbrojtjes së Irakut.

Iraku është pjesë e forcës së luftës kundër terrorizmit, vijon komunikata, ndërsa bën të ditur se gjatë këtij operacioni janë vrarë shumë terroristë të DAESH-it, por nuk jep një numër të saktë.

Në qershor të vitit 2014 organizata terroriste DAESH kishte marrë kontrollin e 1/3 të territorit të Irakut, me në krye provincën veriore të Mosulit.

Forcat e Sigurisë së Irakut në dhjetor të 2017-s arritën që të rimarrin pjesën më të madhe të këtyre territoreve.

Edhe pse organizata terroriste DAESH-it është nxjerrë jashtë rajonit dhe qytetet e mëdha kanë kaluar në kontrollin e forcave qeveritare, organizata i vazhdon sulmet në zonat rurale, në veçanti në rrethinat e provincave Kirkuk, Diyala, Mosul, Salahadin dhe Enbar.