Ka ndërruar jetë në spital Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja. Ai u plagos rëndë në atentatin e Durrësit, më 1 Nëntor.
24-vjeçari, Andi Maloku, nga Fushë-Kruja kishte marrë plagë të rënda në atentatin mafioz. Ai ishte shoferi privat i prokurorit, Ndoja ndërsa më herët ka punuar në polici, transmeton Gazeta Dita.
Në këtë atentat mbeti i plagosur prokurori Ndoja dhe një person tjeter, Pëllumb Muharremi që ndodhej në makinë.