Gjykata Supreme miraton ankesën e Vetëvendosjes për fletëvotimet nga diaspora

Gjykata Supreme ka marrë vendim në favor të Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin edhe të 1806 pakove me fletëvotime nga mërgata.

Gjykata Supreme ka marrë vendim në favor të Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin edhe të 1806 pakove me fletëvotime nga mërgata.

Këtë e ka bërë të ditur anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), Nazlie Bala.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se pas ankesës së VV-së, Supremja mori këtë vendim, raporton Top Channel.

Ditë më parë, KQZ-ja nuk kishte proceduar për votim në QNR këto pako me fletëvotime, teksa VV-fillimisht ishte ankuar në PZAP, e cila ankesën e kishte vlerësuar si të pabazuar. Për këtë arsye, kjo parti dje ka dorëzuar ankesën tjetër në Gjykatën Supreme.

Postimi i plotë i Nazlie Balës:

Sapo na erdhi lajmi i mirë: Gjykata Supreme e miratoi ankesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të numëruar edhe 1806 pakot e fundit me fletëvotime nga mërgata. Mërgata