Kina kërkon pavarësi teknologjike nga Amerika por kjo nuk duket e lehtë

Pas sanksioneve Amerikane në fillim të vitit që privuan kompanitë Kineze nga elementë teknologjikë Amerikane, Kina ka vendosur të formojë një fond investimi prej 204 miliardë juan ose 29 miliardë dollarë për të nxitur industrinë e prodhimit të çipeve.

Një pjesë e shumës u injektua nga Shteti i Kinës dhe Ministria e Financave për të krijuar një pavarësi teknologjike ndaj Amerikës.

Administrata Trump vendosi gjigantët Kinezë si Huawei dhe ZTE në shënjestër dy vitet e fundit me sanksione dhe gjoba. Pak muaj më parë Huawei jua ndalua të bëjë biznes me kompanitë Amerikane duke e privuar edhe nga Android por edhe procesorët.

Edhe pse ARM, kompani e cila prodhon dizajnë procesorësh, është Britanike, ajo varet së shumti në teknologjitë Amerikane. E këtu nuk përmenden patentat, makineritë dhe inxhinierët.

Sfida mbetet e madhe për Kinën dhe do ti kushtojë shumë nëse dëshiron të jetë plotësisht e pavarur nga Amerika. Jo vetëm që duhet të zhvillojë arkitektura të reja në shtëpi por edhe të shpikë procese të reja prodhimi. Do ti duhet të dizajnojë softuerë dhe të prodhojë makineri prodhimi. Një detyrë titanike e cila nëse realizohet me sukses mund ti marrë kurorën SHBA si vendoi më i fuqishëm në botë.

Duke pasur në konsideratë fuqinë e kompanive si Huawei, asgjë nuk është e pamundur. /PCWorld Albanian