Fjalimi i deputetets së opozitës parlamentare, Majlinda Halilaj bëri bujë në mediat për shkak të mënyrës së lëximit dhe fjalëve pa kuptim që thoshte deputetja, shkruan CNA.
Por nuk mbaron me kaq, pasi fjalimi i saj mbi krijimin e Korporatës së Investimeve të kujton një deklaratë të ish deputetes partisë demokratike Jorida Tabaku para pak muajsh në selinë e PD.
Nga krahasim i dy teksteve duket se Halialj ka kopjuar fjalimin e Tabakut, duke ka bërë disa shkurtime në disa fjali.
Fjalimi i Jorida Tabakut
Projektligji i Koorporatës së Investimeve e bën Edi Ramën pronar de facto të çdo pasurie publike të paluajtshme në vend, i cili, pa i dhënë llogari askujt, mund ta përdorë Korporatën për të shpërndarë pronat publike tek të njëjtët oligarkë apo tek persona të paidentifikuar.
Me një skemë flagrante korrupsioni, projektligji shmang çdo përgjegjësi për dështimin e investimeve të Koorporatës, për pasojë, me lejen e Edi Ramës, prona publike i kalon menjëherë bankës, duke realizuar tjetërsimin e pronës publike nga shteti tek privatët.
Fjalimi i Majlinda Halilit
Projektligji i Korporatës së Investimeve që pritet të miratohet nga kjo qeveri, e bën atë pronar de facto të çdo pasurie publike të paluajtshme në vendin tonë, pra, sipas nesh, e bën pronare të ligjshme këtë qeveri pa i dhënë llogari askujt. Kjo mund të përdorë pushtetin për të shpërndarë prona publike tek të njëjtët oligarkë apo te persona të paidentifikuar.
Ne, Partia Reforma Demokratike e Shqipërisë, mendojmë se ky projektligj shmang çdo përgjegjësi për dështimin e investimeve të Korporatës, ndërsa sot qeveria po lejon që prona publike t’i kalohet menjëherë kadastrës, duke realizuar tjetërsimin e pronës publike nga shteti te privatët.
Fjalimi i Jorida Tabakut
Vjedhja gjigande, këtë herë, e ka emrin Korporata e Investimeve Shqiptare. Ajo është skema më e madhe grabitëse e pronave publike, e realizuar ndonjëherë me ligj në ndonjë vend me kushtetutë demokratike.
Pasi ka zhytur shqiptarët në 2.2 miliard euro borxh me PPP-të për të pasuruar klientët e oborrit të tij dhe të familjes së tij, Edi Rama ka hartuar një ligj që, praktikisht, e bën atë pronar të çdo toke publike në vend, duke ia transferuar atë në pronësi apo përdorim Korporatës së Investimeve, që kontrollohet plotësisht nga Kryeministri.
Fjalimi i Majlinda Halilit
Vjedhja gjigante këtë herë e ka emrin Korporata e Investimeve Shqiptare. Kjo është skema më e madhe grabitëse e pronave publike e realizuar ndonjëherë me ligj në ndonjë vend me kushtetutë demokratike.
Kjo skemë zhyt shqiptarët në disa miliona euro borxh me PPP, për t’ua ofruar klientëve të oborrit të tij ka hartuar një ligj, që faktikisht e bën atë pronar të çdo toke publike në vend, duke e transferuar në pronësi apo në përdorim të Korporatës së Investimeve, që kontrollohet plotësisht nga qeveria.