Presidenti Donald Trump vlerësoi qenin e ushtrisë të përfshirë në operacionin që çoi në eleminimin e udhëheqësit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi në Siri.
Presidenti Trump postoi në rrjetin “Twitter” fotografinë e qenit luftëtar.
“Kemi deklasifikuar foton e qenit të mrekullueshëm( emri mbahet sekret) që bëri një Punë të Mrekullueshme në gjetjen dhe vrasjen e udhëheqësit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi”-shkroi presidenti i SHBA, Donald Trump.
Shefi i Shtatëmadhorisë amerikane, Gjenerali Mark Millley, tha se qeni kishte pësuar lëndime të lehta gjatë operacionit dhe se pritet të shërohet plotësisht dhe të kthehet në sherbim
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/432878274078517/
“Nuk do ta bëjmë të ditur emrin e qenit tani. Qeni është ende në shërbim. Qeni i ushtrisë kreu një shërbim n të jashtëzakonshëm, siç veprojnë të gjithë , në situata të ndryshme”- theksoi Shefi i Shtatëmadhorisë amerikane, Gjenerali Mark Millley