Kolumbia shkëlqen, Polonia bën gati valixhet

Polonia i jep lamtumirën Botërorit, Kolumbia rindez shpresat

Kolumbia rihapi tërësisht garën për një vend në fazën e 1/8-ave, duke nxjerrë jashtë kampionatit botëror Poloninë e Lewandowskit. Amerikano-jugorët triumfuan me rezultatin e pastër 0-3 ndaj polakëve, ndërsa tashmë do të diskutojnë kualifikimin me Senegalin, në ndeshjen e fundit të grupit.

Në sfidën e sotme, ishte futbollisti i Barcelonës, Yerry Mina, që kaloi kolumbianët në avantazh, në minutën e 40’ të takimit, duke bërë që pjesa e parë të përfundojë me rezultatin 1-0.

Gjithsesi, për të parë golin e avantazhit duhet të prisnim minutën e 40’ kur James Rodriguez jep një top të përsosur drejt Yerry Mina i cili me kokë ka dërguar topin në rrjetë. Goli i yllit të Barcelona-s ka lehtësuar kolumbianët, të cilët pas pushimit dominuan falë shpirtit të garës dhe aftësisë teknike të James dhe Quintero. Goli i dytë u shënua nga Radamel Falcao në minutën e 70’, pas një pasimi të artë të Quitenro.

Poloni – Kolumbi 0-3
Shënues:
 Mina 40’, Falcao 70’, Cuadrado 75’

Polonia: Szczesny; Piszczek, Bednarek, Pazdan (Glik 80’), Rybus; Krychowiak, Zielinski; Bereszynski (Teodorczyk 72’), Kownacki (Grosicki 57’), Goralski; Lewandowski. Trajner: A. Nawalka.

Kolumbia: Ospina; Arias, Mina, Sanchez, Mojica; Aguilar (Auriba 32’), Barrios; Cuadrado, Quintero (Lerma 73’), James Rodriguez; Falcao (Baça 78’). Trajner: J. Pekerman.

Gjyqtarë: Cesar Arturo Ramos, M.Torrentera, M. Hernandez, J. Bascunan
Kartonë të verdhë: Bednarek 61’, Goralski 85’

Stadiumi: Kazan Arena

Kapaciteti: 45105 spektatorë