Eksperti amerikan e pranon: Turqia na ka parajmëruar gjithmonë, po ne e injoruam

Micheal Scott Doran, ekspert amerikan në politikat ndërkombëtare të Lindjes së Mesme, vuri theksin në rolin e Turqisë dhe se si Turqia e ka paralajmëruar gjithmonë SHBA-në për rrezikun e PKK.

Në Institutin Hudson në Washington DC morën pjesë në një panel emra të njohur në SHBA të cilët folën lidhur me politikat e SHBA –së në Sirinë. Micheal Scott Doran, ekspert amerikan në politikat ndërkombëtare të Lindjes së Mesme, vuri theksin në rolin e Turqisë dhe se si Turqia e ka paralajmëruar gjithmonë SHBA-në për rrezikun e PKK. Gjatë fjalës së tij ai tha:

“Cmimi strategjik në këtë situatë është orientimi ndërkombëtar i Turqisë. Ata na kanë thënë për vite se nuk e pëlqejnë faktin se i kemi dhënë një çadër fuqie nën të cilët PKK mund të ngrinte një shtet autonom në Sirinë verilindore, dhe në vazhdimisht i kemi thënë atyre të ulen e ta qepin. Ne e quajtëm këtë organizatë si SDF, por qendra fuqizuese ka qenë gjithmonë PKK. Duhet ta pranojme se gënjyem veten. Qeveria e Obamës propagandoi me sukses qytetarët amerikanë, por asnjëherë turqit, shkruan Frekuenca.

Më tej ai vijoi të thoshte se duhet të ecim sipas këndvështrimit të Turqise, pasi SHBA po largohet ndërsa Turqia do të qëndrojë aty përgjithmonë.

Kujtojmë se Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë. Ndërkohë momentalisht është shpallur një pauzë në këtë operacion.

https://www.c-span.org/video/?465281-1/hudson-institute-examines-impact-us-troop-withdrawal-northern-syria