Erdoğan: Turqia në asnjë periudhë të historisë së saj nuk ka kryer masakër civile

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan: Turqia në asnjë periudhë të historisë së saj nuk ka kryer masakër civile.

“Nëse doni të shikoni masakër civile, shikoni Afganistanin, Arakanin, Malësinë e Karabakut në Kaukaz apo Bosnjën në Ballkan. Nëse doni të shikoni masakër civile, kaloni para pasqyrës dhe shikoni gjakun e të pafajshmëve që janë lyer në duart tuaja gjatë historisë.”

Presidenti turk u shpreh se në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes”, nga terroristët është çliruar një sipërfaqe prej 1.220 kilometra katrorë.

Erdoğan në lidhje me propozimin për largimin e terroristëve nga zona e sigurtë: Në rast se kjo ndodh, operacioni “Burimi i Paqes” do të përfundoj.

“Propozimi ynë është që sonte menjëherë terroristët të dorëzojnë armët, të prishin kurthet që kanë ngritur dhe të largohen nga zona e sigurtë.”

Erdoğan: Nuk luftojmë kundër popullit të Sirisë, por luftojmë bashkë me popullin sirian kundër mizorëve. “Turqia në historinë e saj nuk është ulur asnjëherë në një tryezë me ndonjë organizatë terroriste dhe për këtë nuk kërkojmë ndërmjetësues”.