Një sasi prej 50 kg drogë marijuanë e fshehur brenda një fugoni frigoriferik të marrë me qira është sekuestruar nga policia italiane në Catania.
Në pranga ka përfunduar një 29 vjeçar shqiptar, Ervis Ismailaj, drejtuesi i mjetit. I marrë fillimisht në pyetje nga financierët, ai ka treguar shenja të qarta nervozizmi.
Shoferi shqiptari me banim në Aci Sant’Antonio (CT), u arrestua dhe u shoqërua për në Piazza Lanza në dispozicion autoritetit gjyqësor.
Ai akuzohet të jetë korrieri që ishte ngarkuar me detyre të bënte transportin e drogës destinuar për tregun vendas.
Brenda u gjet malli i fshehur, i cili sipas policisë kapte shumën e 300 mijë eurove në tregun vendas.
Kontrollet e mëtejshme në pjesën e pasme të fugonit bënë të mundur gjetjen e sasisë së drogës të ndarë në 5 qese.
Lënda narkotike dyshohet se do të shitej tek konsumatorët në zonë, e cila do t’i sillte 300 mijë euro në shitjen me pakicë.