Përmbytje në verilindje të Turqisë

Rreshjet e dendura shkaktuan përmbytje me ujëra të rrëmbyeshëm që bllokuan rrugët në provincën Artvin të Turqisë

Reshje të dendura shiu goditën sot pjesën verilindore të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Disa rrugë në provincën Artvin dhe në qarkun Borcka të Turqisë u bllokuan pas përmbytjeve që vërshuan për shkak të shirave të dendura.

Guvernatori i provincës Artvin, Yilmaz Doruk për AA tha se “Nuk pati viktima në njerëz nga përmbytjet”.

“Ka disa përmbytje të pjesshme, por për momentin ato janë frenuar pas zvogëlimit të intensitetit të shirave”, tha Doruk.

“Rrugët të cilat ishin mbyllur për trafik për një kohë të shkurtër u rihapën pas masave të menjëhershme”, tha kreu i qarkut Borcka, Ercan Orhan.