Rama prezantohet në New York me kryeministrin e ri grek Mitzotaqis

Kryeministri Edi Rama është takuar në Nju Jork me kryeministrin e ri të Greqisë, Kiriakos Mitzotaqis. Ky është takimi i parë mes tyre që kur Mitzotaqis u zgjodh në krye të qeverisë.

“Prezantim miqësor dhe bashkëbisedim i hapur” shkruan Rama.

Dy kryeministrat po marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, shkruan Ora News.

Kur ka mbetur më pak se një muaj para vendimit të Brukselit, Shqipërisë i duhet të bindë edhe qeverinë e re greke.

Kryeministri grek në vijimësi që prej marrjes së detyrës ka lëshuar sinjale se do të kushtëzojë negociatat e Shqipërisë me respektimin e të drejtave të minoritetit grek.

Ndërsa Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj deklaroi pak ditë më parë se “me qeverinë aktuale ne jemi në proces të konsultimeve në mënyrë që të adresojmë të gjitha çështjet që mund të shfaqen si pengesë në ambicien europiane të Shqipërisë”.