Belgjikë me 5 yje, mposht pa mëshirë Tunizinë

Hazard magjik, Lukaku si Maradona. Belgjika me “5 yje” mposht Tunizinë

Belgjika shkatërroi 5-2 Tunizinë në ndeshjen e dytë në grup duke arritur kualifkimin e merituar e duke dërguar në shtëpi skuadrën afrikane. Dy gola nga Eden Hazard dhe dy të tjerë nga Romelu Lukaku i shërbyen “Djajve të Kuq” të merrnin fitoren, ndërsa tunizianët mundën të realizonin vetëm një gol shpresë në pjesën e parë, por nuk arritën asnjëherë që të rivalizonin për të marrë qoftë edhe një pikë.

Pjesa e parë nisi me vrull dhe 3 gola në 17 minuta. Belgët kaluan të parët në avantazh në minutën e 6 kur Eden Hazard realizoi nga pika e badhë pas një 11-metërshi të fituar nga vetë ai kur u pengua në hyrje të zonës tuniziane. Dhjetë minuta më vonë ishte Romelu Lukaku që dyfishoi epërsinë e skuadrës së tij, kur mori një pasim të shkëlqyer nga Mertens dhe me të majtën e tij mposhti portierin tunizian Ben Moustafa, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi.

Por dy minuta më pas Tunizia ngushton diferencën me golin e mbrojtësit Bronn. Por përpara se lojtarët të drejtoheshin drejt dhomave të zhveshjes për të bërë 15 minuta pushim, ishte Lukaku ai që shënoi dopietën e tij pas pasimit të Munier. Lukaku është bërë lojtari i parë që pas Diego Maradona-s më 1986 që shënon më shumë se një gol në dy ndeshje radhazi.

Pas pushimit kishte vetëm një ekip në fushë dhe ai ishte Belgjika. Hazard shënon dopietën e tij në minutën e 51’ falë një pasimi marramendës të De Bruyne, me Hazard që driblon portierin dhe shënon me portën e boshatisur.

Në minutat në vazhdim Belgjika u mundua të shënonte më shumë gola, por vetëm fati ka qenë kundër Djajve të Kuq, që duhet të kënaqen me një të Batshuayi, i cili mund të kishte shënuar tre apo katër, ndërsa edhe Khazri shënoi një gol në fund për Tunizinë. Ndeshja e tretë do të jetë ndaj Anglisë, aty do të vendoset se kush do të dalë në krye të grupit.