Një i moshuar është goditur me thikë këtë pasdite në qytetin e Elbasanit.
Fjala është për një 62 vjeçar të identifikuar si Enver Xhezairi. I moshuari është dërguar në spital dhe ka dy plagë në trup.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe shprehet se ka identifikuar autorin e krimit dhe ka nisur kërkimet për gjetjen e tij.
Ende nuk është mësuar se cili ka qenë shkaku i tentativës për të vrarë 62 vjeçarin./Express