Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan sot në Ankara deklaroi se situata në Idlib të Sirisë nuk është e kënaqshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan kishte paralajmëruar gjatë bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin në lidhje me sulmet e fundit mbi kolonën dhe pikat e kontrollit të forcave turke në Siri.
“Nuk do të ishte e vërtetë nëse unë do të thoja se situata në Idlib është në nivelin e dëshiruar. Pati sulme në pikat tona të vëzhgimit numër 9 dhe 10 në Ildib. Në bisedë me të nderuarin Putin, unë ia përcolla paralajmërimet tona në lidhje me këtë”, tha Erdoğan para gazetarëve pas namazit të xhumasë në Ankara.
Ai paralajmëroi takim me presidentin amerikan Trump së shpejti, me të cilin do të diskutojë edhe për situatën në Siri.
“Kur bëhet fjalë për avionët F-35 ne do të kërkojmë zgjidhje nëse SHBA mban qëndrimin e saj aktual”, tha Erdoğan.