Thirrja e imamit nga Shkodra për presidentin e Turqisë Erdogan

Imami i xhamisë së Parrucës, Naim Driaj ditën e sotme është lutur për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Turqi, ndërsa një kërkesë të tillë e ka kërkuar edhe nga besimtarët që e ndjejnë ta bëjnë këtë gjë.

Vëmendja e zgjedhjeve në Turqi që do mbahen ditën e dielë për President dhe për shumicën në parlament, i ka kaluar kufinjt e shtetit turk. Mbështetje për zgjedhjet në Turqi vijnë edhe nga Shqipëria, konkretisht nga qyteti i Shkodrës.

Imami i xhamisë së Parrucës, Naim Driaj ditën e sotme është lutur për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Turqi, ndërsa një kërkesë të tillë e ka kërkuar edhe nga besimtarët që e ndjejnë ta bëjnë këtë gjë.

Driaj është lutur që Presidenti aktual Erdogan të ketë sukses të dielën, pasi sipas tij ai është mbështetës i madh për muslimanët.

“Në gjithë botën po shohim që po shtypen besimtarët, po shtypen muslimanët, po largohen prej shtëpiave të tyre, po vriten e me rradhe.

Këtë nuk duhet ta harrojmë asnjëherë, e aq më shumë në ditët e sotme, ka nevojë çdo vend musliman ka nevojë për duatë, për lutjet tona, dhe kjo është më e pakta që kemi në dorë për të bërë dhe për këtë gjë e thashë sepse ditën e dielë Turqia shkon në zgjedhje.

Ne jemi vend mik me Turqinë, është një vend që i është gjendur pranë këtij vendi në situatat më të vështira dhe nuk ka nevojë të përsëriten dhe një herë, prandaj ai besimtar që e ndjen në zemrën e tij për presindentin e Turqisë për Erdoganin që e ndjen në zemrën e tij që i ka dalë për zot islamit, ti çojë duart dhe ti të bëjë dua ti japi sukses. Zoti na bëftë prej atyre që i luten atij dhe bëjnë punë të mira”, tha imami Driaj. /Frekuenca