Sot është radha e kryetares së Gjykatës së Apelit të Vlorës, Brikena Ukperaj (Lubonja) të dalë para trupës gjykuese në Komisionin e Pavarërur të Kualifikimit.
Trupa gjykuese përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja. Vetë gjyqtarja merr pjesë ne seancë.
Ukperaj është edhe kandidate për në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Nga raporti i DSIK është konstatuar se Brikena Ukperaj ka përshtatshmëri për vijimin e detyrës.
Gjyqtarja Brikena Ukperaj ka në pronësi një apartament 106 m2 me vlerë 44 800 euro dhe një makinë 7 mijë euro
Gjate tre viteve për gjyqtaren Brikena Ukperajn është paraqitur vetëm një ankesë në KLD. Gjatë seancës dëgjimore gjyqtarja Brikena Ukperaj kërkoi konfirmimin e në detyrë, pasi ka qenë e përgjegjshme për çdo vendim.
“Kam qenë e përgjegjshme për çdo vendim. Kërkoj konfirmimin në detyrë”.
Seanca tjetër u la në datën 25 qershor.