Turqia pranon dërgesën e avionit të parë F-35 në SHBA

Avioni i dytë do të dorëzohet në ditët në vijim, ndërsa i treti dhe i katërti do të dorëzohen në muajin mars të vitit 2019. Këto avionë do të qëndrojnë në SHBA gjatë periudhës së trajnimit të pilotëve turq

Turqia dje ka pranuar dërgesën e parë të avionit të saj F-35 në një ceremoni të organizuar në Forth Worth të Teksasit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarë nga Nënsekretariati turk për Industrinë e Mbrojtjes, kompanitë turke të përfshira në projekt, si dhe përfaqësuesit e Lockheed Martin-it, morën pjesë në ceremoni në Lockheed Martin në Teksas.

Turqia ka qenë në programin F-35 që nga fillimi i vitit 1999. Industria turke e mbrotjes ka marrë një rol aktiv në prodhimin e avionëve, edhe atë Aviacioni Alp, AYESAS, Aviacioni Kale, si dhe Industria e Hapësirës Ajrore Turke ka prodhuar pjesë të avionit të parë luftarak F-35.

Avioni pritet të ngre Forcën Ajrore Turke me aftësitë e tij superiore, të tilla si sensorët më të fundit dhe sistemi i avancuar i radarëve.

Avioni i parë F-35 i dorëzuar gjatë ditës së djeshme do të transferohet në bazën ajrore Luke në Arizona për pilot trajnime.

Avioni i dytë do të dorëzohet në ditët në vijim, ndërsa i treti dhe i katërti do të dorëzohen në muajin mars të vitit 2019. Këto avionë do të qëndrojnë në SHBA gjatë periudhës së trajnimit të pilotëve turq.

Avionët luftarakë F-35 do të vendosen në komandën e 7-të kryesore të bazës Jet në provincën Malatya. Trajnimet do të fillojnë në vitin 2020, pas mbërritjes së avionëve në nëntor të vitit 2019.

Turqia synon 100 avionë

Turqia planifikon të marrë 100 avionë luftarakë F-35 në vitet e ardhshme dhe si pjesë e kësaj marrëveshjeje janë porositur 30 avionë.

Nënsekretari i Industrisë turke të Mbrojtjes, Serdar Demirel, tha se avioni luftëtar madhështor është një nga treguesit më të rëndësishëm të partneritetit dhe aleancës strategjike të Turqisë dhe SHBA-ve.

Demirel tha se F-35 do të jetë avioni luftarak në gjeneratën e pestë në inventarin e Forcave të Armatosura Turke. Ai shtoi se Lockheed Martin është kompania udhëheqëse dhe po luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e aviacionit ushtarak turk dhe në industrinë e mbrojtjes.

Turqia po pranon avionin e parë F-35 pasi vendi u bashkua me programin 19 vjet më parë.

Demirel tha se avioni do të rrisë efikasitetin e aftësive të mbrojtjes dhe sulmeve të Forcave Ajrore Turke.

Ai po ashtu shtoi se raketat HGK dhe SOM-J të prodhuara në nivel lokal do të integrohen në F-35.

Lockheed Martin vlerëson Turqinë

Demirel falënderoi partnerët e industrisë së mbrotjes, Zyrën e Programit JSF, ekipin Aero Lockeed Martin, atë të Pratt & Whitney, si dhe ekipin turk për kontributin e tyre në programin F-35.

Veçmas, kryesuesja e Lockheed Martin-it, Marillyn Hewson, tha se firma u nderua me transportimin e avionit të parë F-35 në Republikën e Turqisë. Ajo shtoi se F-35 do të luajë një rol vendimtar në rritjen e sigurisë globale në mbarë botën.

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, të hënën tha se avionët luftarakë F-35 të prodhuara në SHBA do të mbërrijnë në Turqi në vitin 2020.

“Do të ketë trajnime deri në vitin 2020. Mbërritja e avionëve në Turqi do të jetë në vitin 2020”, tha ministri Çavuşoğlu.

Të hënën, Senati amerikan miratoi Aktin Vjetor të Autorizimit Kombëtar të Mbrojtjes, i cili përfshin një amendament që ndalon shitjet në Turqi të avionëve F-35 (Joint Strike Fighter), duke theksuar si arsye blerjen e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia dhe arrestimin e shtetasve amerikanë.

Më vonë, Turqia njoftoi se shpërndarja e avionëve do të zhvillohet në një ceremoni në Teksas, me avionët që do të vijnë në Turqi sapo pilotët të përfundojnë trajnimin.