Ushtria e Filipineve ndjek “emirin” e ri të DEASH-it

Përleshjet shpërthyen të dielën e kaluar, disa ditë pasi ushtria nisi operacionet e inteligjencës për të kapur Abu Dar-in dhe rreth 50 pjesëtarë të tjerë të grupit Maute

Mijëra familje kanë ikur nga shtëpitë e tyre në provincën jugore të Filipineve, në Lanao del Sur, pas operacioneve ushtarake kundër militantëve të grupit Maute të udhëhequr nga emiri i ri i DEASH-it në Azinë Juglindore, raporton Anadolu Agency (AA).

Zv/komandanti i Task Forcës së Përbashkët Ranao, Romeo Brawner, dje tha se zyrtarët lokalë kanë kontribuar për të ngritur ofertën për Owayda Benito Marohombsar, aleat i Abu Dar-it, në vlerë nga 3 milionë peso (56.150 dollarë) në 6 milionë peso (112.300 dollarë) pasi ai pranoi se trupat kanë vështirësi ta kapin atë në zona të thella.

Përleshjet shpërthyen të dielën e kaluar, disa ditë pasi ushtria nisi operacionet e inteligjencës për të kapur Abu Dar-in dhe rreth 50 pjesëtarë të tjerë të grupit Maute, grup militant që nisi një rrethim pesë-mujor në qytetin Marawi në jug të Filipineve vitin e kaluar.

Forcat qeveritare kryen sulme ajrore në zonat malore të provincës, duke nxitur evakuimin e më shumë se 11 mijë banorëve nga shtatë qytete, sipas Këshillit Provincial të Menaxhimit të Reduktimit të Rrezikut nga Fatkeqësitë.

Brawner më herët këtë javë zbuloi se trupat e ushtrisë kanë kapur kampin e grupit, duke theksuar se, “Gjetëm bunkerët e tyre. Ata kishin kulla, llogore, predha të zbrazur dhe një vend të fshehtë me municione”.

Ai bëri të ditur se grupi Maute, i cili ka humbur pothuajse 1.000 anëtarë të saj në rrethimin e qytetit Marawi, përfshirë 13 të huaj, ka disa luftëtarë të mbetur, por ka dyfishuar përpjekjet e saj në rekrutimin dhe riorganizimin e grupit me plaçkitje nga Marawi dhe financimin nga aleatët e tjerë të DEASH-it.

Brawner tha se mbi 20 militantë Maute të cilët ishin përzier me të evakuuarit pretendonin se ishin banorë që evakuuan në kulmin e takimeve të dorëzuara dje në qytetin Marawi.

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, më 23 maj vitin e kaluar vendosi Filipinet jugore nën ligjin ushtarak pas sulmit nga terroristët e DEASH-it, të cilët ngritën flamuj të zinj si pjesë e një përpjekjeje për të krijuar një kalifat islamik në Azinën Juglindore.

Rregulli ushtarak është zgjeruar nga kongresi deri në fund të këtij viti në një përpjekje për të shuar kërcënimin e terrorizmit.