Kontrabandë breshkash prej 400 mijë dollarësh nëpërmjet Facebook, arrestohet trafikanti

Prokurorët federalë thanë se Steven Verren Baker, 38 vjeç, nga Holly Hill, Karolina e Jugut, u deklarua fajtor të mërkurën për akuza që lidhen me kontrabandimin e kafshëve të egra.

Një burrë nga Karolina e Jugut, i dënuar më parë për trafik të breshkave, është arrestuar përsëri për të njëjtin krim, pasi u deklaruar fajtor për akuza kontrabande deri në 400 mijë dollarë të zvarranikëve të mbrojtur nga Hong Kongu për në SHBA.

Prokurorët federalë thanë se Steven Verren Baker, 38 vjeç, nga Holly Hill, Karolina e Jugut, u deklarua fajtor të mërkurën për akuza që lidhen me kontrabandimin e kafshëve të egra.

Ai ishte kreu i një grupi ndërkombëtar që kontrabandoi breshka të rrezikuara midis SHBA-së dhe Kinës, tha avokati amerikan Sherri Lydon.

Baker dhe bashkëpunëtorët e tij rregulluan dërgesat e zvarranikëve duke përdorur mesazhe në Facebook, thanë dokumentet e gjykatës.

Breshkat u vendosën në kuti të etiketuara “snacks” dhe të paketuara me çorape, makarona dhe ëmbëlsira. Disa nga paketat u kapën nga zyrtarët e doganave të SHBA në Aeroportin Ndërkombëtar në New York City, tha Zyra e Prokurorit të SHBA, raporton “Ora News”.

“Vlera e përafërt e breshkave të kontrabanduara është midis 117,200 dollarë dhe 409,250 dollarë, varësisht nga tregu“, thuhet në dokumentet e gjykatës.

Trafikimi ndodhi në gjysmën e parë të vitit 2016. Baker tani përballet me një maksimum prej pesë vjetësh burgim dhe gjobë deri në 250,000 dollarë.

Trafikimi i kafshëve të egra të rrezikuara mund të jetë një biznes fitimprurës. Ky treg vlerësohet se mund të jetë një industri globale me vlerën e 23 miliardë dollarëve në vit.