Banka amerikane Capital One ka njoftuar se të dhënat e mbi 100 milionë qytetarëve në SHBA dhe 6 milionë qytetarëve në Kanada janë vjedhur nga një haker, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim, banka Capital One tha se vjedhja duket se ka përshirë aplikacionin për kartat e kreditit midis viteve 2005 dhe 2019.
Përmes hyrjes së paautorizuar nga një individ i jashtëm më 19 korrik, në SHBA u vodhën afër 140 mijë numra të Sigurimit Shoqëror (Social Security) dhe rreth 80 mijë numra të llogarisë bankare.
Banka theksoi se të dhënat e aplikacionit të kartave të kreditit të vjedhura përmbajnë emrat, adresat, kodet postare, numrat e telefonit, adresat e postës elektronike, datat e lindjes dhe të të ardhurave, si dhe statusin e klientit, rezultatin e kredisë, kufijtë e kredisë, ekuilibrat dhe historinë e pagesave.
Në këtë incident po ashtu u vodhën numrat e Sigurimit Shoqëror të miliona qytetarëve kanadezë.
“Capital One menjëherë ndaloi dobësinë e konfigurimit që ky individ shfrytëzoi dhe me përpikëri filloi të punojë me zbatimin e ligjit federal. FBI ka arrestuar personin përgjegjës dhe ai person është në arrest”, tha banka amerikane.
Departamenti i Drejtësisë në SHBA njoftoi se i dyshuari ishte një ish-inxhinier i softuerit të kompanisë së teknologjisë Seattle, i cili u arrestua me kërkesë penale për mashtrim dhe abuzim me kompjuterin.
Departamenti e identifikoi hakerin si Paige A. Thompson, 33-vjeç, i cili përdorte nofkën “erratic” (i çorodituri). Ai është dërguar në paraburgim ndërkohë seanca gjyqësore do të mbahet më 1 gusht.
Capital One tha se nuk ka gjasa që informacioni i vjedhur të jetë përdorur për mashtrim ose shpërndarje nga hakeri dhe shtoi se hetimi do të vazhdojë.