Shpërthen transformatori në autostradë, 3 të plagosur

Një transformator i tensionit të lartë ka shpërthyer në autostradën Tiranë – Durrës.

Një transformator i tensionit të lartë ka shpërthyer në autostradën Tiranë – Durrës.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar 3 punonjës e këtij objekti shtetasit GJ. S, S. Ç dhe F. Ç të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, raporton Top Channel.

Informacion Paraprak

Rreth orës 12.00, në autostradën Tiranë – Durrës në afërsi të një objekti në rekonstruksion si pasojë e një shkëndie elektrike ka shpërthyer një transformator elektrik.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar 3 punonjës e këtij objekti shtetasit GJ. S, S. Ç dhe F. Ç të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.