Fluks maturantësh pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore për të bërë legalizimin e diplomës. Në tre ditë, sipas të dhënave zyrtare të QSHA janë bërë 750 legalizime të të rinjve që kërkojnë të studiojnë jashtë vendit.
Itali, Gjermani, Francë, Belgjikë, ose Holandë janë shtetet ku ata kërkojnë të studiojnë më shumë. Sa u përket fushave të studimit mbizotërojnë degët e ekonomisë, inxhinieritë, teknologjia e informacioni, mjekësi si dhe infermieri. Veç Tiranës, numri më i madh i aplikantëve është nga Durrësi, Elbasani dhe Pogradeci, transmeton Klan Plus.