Rrjeti më i madh social, Facebook, po shfaq probleme teknike në funksionim. Përdoruesit raportojnë se i njëjti problem po ndodh edhe me aplikacionin Whatsapp, pronë e kompanisë Facebook.
Po kështu edhe në Whatsapp, përdoruesit kanë hasur vështirësi në dërgimin e fotove, videove dhe mesazheve zanore.
Vështirësi në publikimin e fotografive duket se ka edhe në Instagram, rrjet social që gjithashtu zotërohet nga Facebook. Kompania nuk ka ende një reagim për këto probleme.