Partneriteti strategjik i përbashkët i Turqisë dhe SHBA-ve nxit bashkëpunimin e mëtejshëm në fusha të ndryshme, tha të shtunën presidenti turk pas takimit të tij me homologun amerikan.
“… Mbi të gjitha, kemi një partneritet strategjik, i cili promovon bashkëpunimin tonë në fusha të ndryshme,” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, duke shtuar se ai besonte se ky bashkëpunim do të vazhdonte në të njëjtën mënyrë në periudhën e ardhshme.
Presidenti Erdogan u takua me Donald Trump në mbledhjen e Samitit të Liderëve të G20 të mbajtur në Osaka të Japonisë dhe dy liderët diskutuan për më shumë se gjysmë ore.
Në deklaratën e tij të shkurtër pas takimit, Erdogan tha se qëllimi i vëllimit të tregtisë së vendeve ishte 75 miliard dollarë në vit dhe të dy vendet kanë që duhen ndërmarrë në drejtim të industrisë së mbrojtjes.
