Turqia reagon ndaj Raportit të SHBA-ve për “Liritë Fetare 2018”

"Kjo nënkupton mbështetje ndaj tentativës tradhtare për grusht shteti. Cilësimi si klerik i pafajshëm fetar i atyre që kanë kryer tentativë për grusht shteti ndaj demokracisë në një shtet aleat është një qasje hipokrite", ka thënë Aksoy

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, ka reaguar në lidhje me raportin “Liritë Fetare Ndërkombëtare 2018” të Departamentit Amerikan të Shtetit ku në pjesët lidhur me Turqinë kreu i organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen përmendet si “predikues musliman dhe figurë politike”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kjo nënkupton mbështetje ndaj tentativës tradhtare për grusht shteti. Cilësimi si klerik i pafajshëm fetar i atyre që kanë kryer tentativë për grusht shteti ndaj demokracisë në një shtet aleat është një qasje hipokrite”, ka thënë Aksoy.

Në një përgjigje me shkrim ndaj një pyetjeje në lidhje me raportin, zëdhënësi Aksoy ka theksuar se përshkrimi i kreut të organizatës terroriste FETO si “predikues musliman dhe figurë politike” në raport është që në fillim tregues i qartë se me ndikimin e cilave qarqe dhe me çfarë qëllimi të keq është shkruar raporti.

“Një përshkrim i tillë i kreut të organizatës terroriste që masakroi 251 qytetarët tanë do të thotë shpërfillje ose mbështetje për përpjekjen e grusht shtetit të pabesë të 15 korrikut. Është një qasje hipokrite dhe turpëruese për ata që dalin në pah se janë mbrojtës të demokracisë në botë që të përshkruajnë si një klerik të pafajshëm ata që kanë kryer tentativë për grusht shteti ndaj demokracisë në një shtet aleat”, tha Aksoy.

– “Brunson u dënua për lidhje me terrorizmin”

“Prifti amerikan Andrew Brunson nuk u dënua për shkak të besimeve të tij fetare, por për shkak të lidhjes së tij me terrorizmin dhe po ashtu ai u kthye në vend pasi u lirua jo prej sanksioneve dhe kërcënimeve por pasi vuajti dënimin me vendim të gjyqësorit”, ka rikujtuar Aksoy i cili ka tërhequr vëmendjen se pavarësisht këtyre rasti i Brunson-it ka vazhduar të raportohet gjerësisht në raport duke e treguar si një shkelje të lirisë fetare gjë e cila nuk është asgjë tjetër vetëm se një përpjekje e qeverisë së SHBA-ve për vazhdimin e abuzimit me çështjen si dhe kritikimin e padrejtë të Turqisë.

“Në raportin e njëjtë të Departamentit Amerikan të Shtetit në pjesën për Izraelin, nuk ka patur asnjë kritikë të vetme ndaj qëndrimit agresiv të Izraelit ndaj vendeve më të shenjta të Islamit, (Harem Sharif, Mesxhid-i Aksa). Fakti që nuk është shmangur paraqitja si ‘retorikë kundër hebrenjve’ i reagimeve në vendin tonë pas vrasjeve të dhjetëra civilëve nga Izraeli në Gaza vitin e kaluar paraqet jo seriozitetin e raportit”, tha Aksoy.

Ai tha se “Në vendin tonë, i cili në çdo hap që ka ndërmarrë konfirmon qëllimin e mbrojtjes dhe zhvillimin e lirisë së fesë dhe adhurimit për të gjithë qytetarët tanë, fetë dhe besimet e ndryshme do të vazhdojnë të jetojnë në paqe”. “Nga ana tjetër, nuk ka dyshim se raporti do të ishte më real dhe më i respektuar nëse informacionet do të ishin marrë nga pakicat fetare në Turqi para se raporti të shkruhej”, theksoi Aksoy.