Dy xhiro zgjati emocioni në Çmimin e Madh të Katalunjës në MotoGP. Kaq iu desh Jorge Lorenzos që të bënte një gabim trashanik në kthesën e dhjetë dhe dukë u rrëzuar vetë të nxirrte nga gara edhe pilotët kryesorë: Dovizioso, Vinales dhe Rossi.
I vetmi që shpëtoi ishte Marc Marquez, i cili pas këtij aksidenti e pa rrugën drejt fitores krejtësisht të lirë.
Kjo është fitorja e katërt në këtë sezon për spanjollin e Hondës, i cili tashmë e sheh veten edhe më shumë lider në klasifikimin e përgjithshëm.
Podiumi i garës në Spanjë u plotësua nga Quartararo dhe Petrucci.
Tashmë, Marquez ka 37 pikë diferencë me Dovizioso dhe 39 me Rins.