Ajo po ecte në kembë kur u godit nga ambulanca me drejtues shtetasin me iniciale H.G. Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar në komisariatin e policisë, raporton Top Channel.
Ngjarja e rëndë ndodhi tek rruga Feri Xhajko pranë ish Restorant Durrësit. Sipas policisë, nga hetimet paraprake ishte humbja e kontrollit nga ambulanca shkak i aksidentit.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.